Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 54 – 11/ 2018, datë 24.04.2023, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Luan Kaloçi për rishikimin e vendimit (JR) nr. 8, datë 23.10.2018 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:

Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Luan Kaloçi për rishikimin e vendimit nr. 8 (JR), datë 23.10.2018 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.03.2026.