
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 56 – 18/ 2018, datë 24.04.2023, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Adriatik Cama për rishikimin e vendimit (JR) nr. 5, datë 18.02.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:
Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Adriatik Cama për rishikimin e vendimit (JR) nr. 5, datë 18.02.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.03.2026.
