
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga z. Arben Dollapaj për rishikimin e vendimit (JR) nr. 4, datë 12.03.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:
Mospranimin e kërkesave të kërkuesit Arben Dollapaj për rishikimin e vendimit (JR) nr. 4, datë 12.03.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të regjistruara me (i) nr. 4-40/2018 (JR), datë 01.02.2023; (ii) nr. 51- 40/2018 (JR), datë 20.04.2023.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.03.2026.
