REPUBLIKA E SHQIPERISE
GJYKATA KUSHTETUESE
KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
________________________________________________________________________________________________________
SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017, Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” shpall vendet vakante për pozicionet:
I – 4 (katër) vende vakante për “Këshilltarë Ekonomikë” në Njësinë e Shërbimit Ligjor
II – 1 (një) vend vakant per “Përkthyes” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun
KËRKESA TË POSAÇME:
1. Këshilltar Ekonomik
a) Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në shkenca ekonomike, matematike ose në drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për shkenca ekonomike, matematikë ose drejtësi jashtë vendit dhe të ketë një diplomë të njehsuar sipas rregullave për njehsimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
b) Të ketë një përvojë pune në sektorin financiar, jo më pak se 7 vjet;
c) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, si dhe ndaj tij, të mos ketë nisur një hetim penal;
d) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore për largim nga puna, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit;
e) Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
2. Përkthyes
a) Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimalisht 5 vjet eksperiencë në përkthim shqip – anglisht – shqip;
b) Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët;
c) Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare.
KUSHTE TË PËRGJITHSHME
Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për t’u pajisur me çertifikatë sigurie, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.188, datë 04.03.2015.
Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur dhe punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 11 tetor deri më 31 tetor 2018, në një nga format e dhëna më poshtë:
Paraqitjes së kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë”, nga e hëna në të premte, ora: 09:00-16:00.
Dërgimin e kërkesës, së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë”. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 31 tetor 2018 dhe duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike, nga data 11 tetor deri më 31 tetor 2018 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon një kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) originale ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore;
5. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
6. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
7. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera, të përmendura në jetëshkrim.
Kandidatët, të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njehsuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.