Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se, duke nisur nga data 9.3.2020, shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e KPA-së do të ndërpritet. Kjo për rritjen e masave parandaluese dhe për arsye të situatës së përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19 (Coronavirus i ri), me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Sqarojmë qytetarët se deri në një njoftim të dytë zyrtar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, denoncimet mund t’i dorëzojnë nëpërmjet postës zyrtare, ose mund t’i regjistrojnë online nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të Kolegjit kpa.al, rubrika “Denonco”. (http://kpa.al/denonco/)
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!