- 0909.January.Wednesday
Dhomë Këshillimi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09 janar 2019, ora 10.00 shqyrtimin në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 15/2018, datë 11.09.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artan Lazaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 34, datë 11.07.2018 dhe vendosi zhvillimin e gjykimit të kësaj çështje në seancë gjyqësore publike me praninë e palëve, ditën e mërkurë, në datën 23.01.2019, ora 10:00.
Gjykimi në seancë publike u vendos për të debatuar, nëse shkelja e rëndë procedurale e pretenduar nga subjekti i rivlerësimit në ankim, për mosshqyrtimin e kërkesës së tij për përjashtimin e Komisioneres Brunilda Bekteshi nga shqyrtimi i çështjes, nga një tjetër trup gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikuar, i ndryshëm nga trupi gjykues që ka dhënë vendimin nr. 34, datë 11.07.2018, ka ndikuar ose jo në bazueshmërinë e këtij vendimi.
Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Counselling chamber
Today, on 09.01.2019, at 10.00 hrs, the Appeal Chamber held in camera the review of case (JR) no. 15/2018, dated 11.09.2018, corresponding to the appeal of the assessee Artan Lazaj against decision no.34, dated 11.07.2018 of the Independent Qualification Commission and decided to transfer the review of this case in a public hearing with the presence of the parties, to be held on Wednesday, 23.01.2019, at 10:00 hrs.
The review in a public hearing was decided in order to have a debate whether the serious procedural violation claimed by the assessee in the appeal with regard to the failure of consideration of his request for the recusal of Commissioner Brunilda Bekteshi from another adjudication panel, different from the panel that has issued decision no. 34, dated 11.07.2018, has affected the merits of this decision.
The hearing shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.