- 2828.October.MondayNo events
- 2929.October.TuesdayNo events
- 3030.October.WednesdayNo events
- 3131.October.ThursdayNo events
- 0101.November.Friday
Njoftime
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.54/2019, datë 28.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alfred Agolli kundër vendimit nr.177, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 01.11.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Natasha Mulaj
***
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.55/2019, datë 29.10.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.173, datë 01.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Madani.
Sot, në datën 01.11.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Natasha Mulaj
- 0202.November.SaturdayNo events
- 0303.November.SundayNo events