< 2019 >
December 2
  • 02
    02.December.Monday

    Dhomë këshillimi

    00:00
    2019.12.02

    Ditën e hënë, më datë 02.12.2019, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.3/2019, datë 11.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Entela Prifti, kundër vendimit nr. 69, datë 10.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relator:  Ardian Hajdari

    Anëtarë:  Ina Rama, Luan Daci, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim vendimi

    00:00
    2019.12.02

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.3/2019, datë 11.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Entela Prifti, kundër vendimit nr. 69, datë 10.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 69, datë 10.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Entela Viktor Prifti.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, më datë 02.12.2019, në Tiranë.

    Announcement of decision

    00:00
    2019.12.02

    The adjudication panel of the Appeal Chamber, composed of judges, Chairperson Natasha Mulaj, case rapporteur Ardian Hajdari, and members Ina Rama, Luan Daci, Rezarta Schuetz, announced the decision on case (JR) no. 3/2019, dated 11.01.2019, corresponding to the appeal of the assessee Entela Prifti against decision no. 69, dated 10.10.2018 of the Independent Qualification Commission.

    At the conclusion of the adjudication in camera, pursuant to Article 66, paragraph 1, item ‘a’, of Law no. 84/2016, the adjudication panel, unanimously decided:

    1. To uphold decision no. 69, dated 10.10.2018, of the Independent Qualification Commission related to the assessee Entela Viktor Prifti.
    2. This decision is final and effective immediately.

    Announced in Tirana, today, on 02.12.2019