< 2021 >
November 1
  • 01
    01.November.Monday

    Seance Publike

    09:03
    2021.11.01

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 28.10.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 43/2020, datë 30.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 273, datë 10.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidedja.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, sa i përket kriterit të pasurisë, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit, znj. Gazidedja, ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm dhe nuk justifikon me burime të ligjshme pasurinë e saj.

    Lidhur me kriterin e aftësive profesionale, Komisioneri Publik vlerësoi se mangësitë e vërejtura janë të tilla që nuk justifikojnë dhe nuk krijojnë bindjen se subjekti i rivlerësimit duhet të konfirmohet në detyrë. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 273, datë 10.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Alkelina Gazidedja.

    Përfaqësuesja ligjore dhe subjekti i rivlerësimit, znj. Gazidedja, kundërshtuan në mënyrë të detajuar shkaqet e ankimit, duke i cilësuar ato të pabazuara në ligj e në prova dhe pretendimet e Komisionerit Publik, kontradiktore dhe të pambështetura.

    Gjatë prapësimeve të saj, znj. Gazidedja iu referua katër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për çështje të gjykuara prej saj, që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ia kishte adresuar këtij institucioni në kuadër të vlerësimit të kriterit të aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit.

    Komisioneri Publik kërkoi t’i vihen në dispozicion dhe të njihet me këto vendime, me qëllim që  të mbajë një qëndrim specifikisht për to, por edhe lidhur me parashtrimet e sotme të subjektit të rivlerësimit.

    Në përgjigje të kësaj kërkese, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 01.11.2021, ora 14:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Public Hearing

    10:03
    2021.11.01

    Today, on 01.11.2021, at 14:00, the Appeal Chamber held the public hearing of the case (JR) 43/2020, dated 30.09.2020 regarding the appeal of the Public Commissioner filed against decision no. 273, dated 10.07.2020 of the Independent Qualification Commission, corresponding to the assessee Alkelina Gazidedja.

    The Public Commissioner stated that the four decisions of the High Inspector of Justice on cases adjudicated by the assessee, do not affect the appeal grounds related to the proficiency assessment criterion of the assessee.

    The assessee, Mrs. Gazidedja, filed her submission regarding a denunciation made available to her by the Appeal Chamber, as well as new acts in function of the case review, which the trial panel decided to accept them as evidence.

    Following the statements of the parties that they had no additional requests, the trial panel decided to conclude the judicial investigation of the case and invited the parties to submit their final conclusions.

    Given that the Public Commissioner requested for a reasonable time to prepare for the final conclusions, the trial panel decided to adjourn the public hearing on 09.11.2021, at 10:00.

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana