< 2021 >
November 23
  • 23
    23.November.Tuesday

    Njoftim

    13:28
    2021.11.23

    Njoftim

    Ditën e mërkurë, më datë 15.12.2021, ora 13:30, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.13/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 221, datë 10.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Jella.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë:  Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

    Njoftim Vendimi

    15:57
    2021.11.23

    Njoftim vendimi

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 43/2020, datë 30.09.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 273, datë 10.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidedja.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Ndryshimin e vendimit nr. 273, datë 10.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Alkelina Gazidedja.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.11.2021.