- 1313.December.Monday
Public hearing
Today, on 13.12.2021, at 10:00, the Appeal Chamber held the public plenary hearing of case (JD) 2/2021, dated 26.03.2021, with appellant Mr. Markelian Kuqo, against decision no. 633, dated 10.12.2020 of the High Judicial Council “On issuing the disciplinary measure against judge Markelian Kuqo”, and with interested parties, the High Inspectorate of Justice and the High Judicial Council.
Following the verification of the presence of the parties, the appellant Markelian Kuqo submitted to the trial panel a preliminary request, upon which he requested that all acts reviewed by the High Judicial Council in the disciplinary proceedings against the appellant be administered by the latter, as well as to be provided with the possibility to get acquainted with them, in order to carry out the defense before the Appeal Chamber. The representative of the High Judicial Council submitted that the Council has submitted to the Appeal Chamber the acts of proceedings that it considered necessary for the adjudication of the case, whereas he held, along with the representatives of the High Inspector of Justice, that it is the appellant obligation to submit before the Chamber the evidence he considers necessary to support his claims.
Following the consultations, the trial panel, pursuant to Articles 1, paragraph 2 and 42 of Law no. 8577, dated 10.02.2000 “On the organization and functioning of the Constitutional Court of the Republic of Albania”, as amended, decided to accept the request of the appellant Markelian Kuqo and to address the High Judicial Council to submit within 28.12.2021 the file containing all the acts administered and created for the purpose of the disciplinary proceedings, on the basis of which decision no. 633, dated 10.12 .2020 was issued. Due to this reason, the hearing was adjourned to be held on 17.01.2022, at 10:00.
The public plenary hearing will take place in the premises of the Appeal Chamber, at: Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.
- 1414.December.Tuesday
Seancë Publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 14.12.2021, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 3/2021, datë 30.04.2021, me ankues Bujar Memia, kundër vendimit nr.81, datë 31.03.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Bujar Memia” dhe me subjekte të interesuar, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).
Pasi u bë verifikimi i prezencës së palëve, në funksion të realizimit të mbrojtjes para Kolegjit, ankuesi Bujar Memia paraqiti para trupit gjykues dy kërkesa paraprake, nëpërmjet të cilave kërkoi të administrohen informacione dhe prova, për të cilat, pretendoi se nuk i është kthyer përgjigje nga institucionet.
Në vijim, kryesuesja pyeti përfaqësuesit e KLP-së, nëse ankuesit, i ishte vënë në dispozicion i gjithë fashikulli me aktet e administruara dhe të krijuara, në kuadër të procedimit disiplinor në ngarkim të tij. Përfaqësuesit e KLP-së parashtruan se është detyrim i ILD-së që të njohë ankuesin me aktet. Përfaqësuesja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në funksion të sqarimit të faktit nëse ankuesi Bujar Memia ishte njohur me aktet e nxjerra nga ILD-ja, deklaroi se me vendimin për fillimin e hetimit disiplinor, që i është dërguar ankuesit, i është bashkëngjitur edhe deklarata e të drejtave, nëpërmjet së cilës, i jepet e drejta e njohjes me aktet.
I pyetur nga kryesuesja rreth arsyes përse fashikulli i plotë i çështjes nuk është paraqitur në Kolegj, përfaqësuesi i KLP-së deklaroi se është vlerësuar që ky është detyrim i ankuesit, ndërsa përfaqësuesja e ILD-së i kërkoi Kolegjit të administrojë dosjen e plotë të çështjes, nëse i shërben procesit.
Pasi u tërhoq për konsultim, Kolegji, bazuar në nenet 1, paragrafi 2 dhe 42 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, vendosi t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të sjellë brenda datës 29.12.2021, fashikullin me të gjitha aktet e administruara dhe të krijuara në funksion të procedimit disiplinor, në bazë të të cilit është marrë vendimi nr.81, datë 31.03.2021, i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Lidhur me kërkesat e ankuesit për marrje provash, Kolegji vlerësoi se ato nuk hyjnë në kategorinë e kërkesave paraprake dhe se duhet të paraqiten nga ankuesi e të trajtohen nga gjykata gjatë shqyrtimit në themel të çështjes.
Me qëllim përmbushjen e detyrave të urdhëruara nga trupi gjykues, seanca e radhës do të zhvillohet në datën 19 janar 2022, ora 10:00.
Seanca plenare publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 1515.December.Wednesday
Seancë Publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 15.12.2021, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 4/2021, datë 21.05.2021, me ankues Enkeleida Hoxha, kundër vendimit nr.92, datë 17.03.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me subjekt të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGj).
Kryesuesja i bëri me dije ankueses Enkeleida Hoxha, të pranishme në seancëse, se avokati Ardian Visha kishte depozituar në Kolegj një kërkesë, nëpërmjet së cilës kërkonte shtyrjen e seancës, për shkak të pamundësisë së tij për të qenë i pranishëm, për arsye objektive shëndetësore.
E pyetur nga kryesuesja, ankuesja konfirmoi se dëshironte të përfaqësohej në procesin që do të zhvillohej në Kolegj nga ky avokat, sipas tagrave të përcaktuara në prokurën e lëshuar prej saj dhe se gjithashtu, dakordësohej për shtyrjen e seancës për shkak të mosprezencës së tij.
Kryesuesja pyeti ankuesen Enkeleida Hoxha nëse i ishte vënë në dispozicion nga KLGJ i gjithë fashikulli i administruar dhe krijuar në kuadër të procedimit disiplinor të saj, dhe ajo deklaroi se ishte njohur vetëm me vendimin për fillimin e procedimit disiplinor.
I pyetur nga kryesuesja, përfaqësuesi i KLGj-së deklaroi se krahas parashtrimeve të tij të depozituara në Kolegj, është paraqitur edhe dosja e plotë në funksion të procedimit disiplinor. Në vijim të këtij deklarimi, Kryesuesja sqaroi se perceptimi i Kolegjit, bazuar në përcaktimin që është bërë për to në shkresën e KLGJ, është që nga kjo e fundit, janë depozituar vetëm dokumentet në funksion të prapësimeve të paraqitura në Kolegj, por jo fashikulli i plotë i administruar dhe krijuar në KLGJ në funksion të procedimit disiplinor për znj. Enkeleida Hoxha.
Pasi u tërhoq për konsultim, Kolegji, bazuar në nenin 175, paragrafi i dytë, i Kodit të Procedurës Civile, vendosi të pranojë kërkesën e ankueses Enkeleida Hoxha dhe avokatit Ardian Visha për shtyrjen e seancës së sotme gjyqësore.
Bazuar në nenet 1, paragrafi 2 dhe 42 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Kolegji vendosi t’i drejtohet KLGJ-së për të sjellë brenda datës 29.12.2021, fashikullin e plotë me të gjitha aktet e administruara dhe të krijuara në funksion të procedimit disiplinor, në bazë të të cilit është marrë vendimi nr. 92, datë 17.03.2021 i KLGJ-së.
Gjithashtu, bazuar në nenin 38, pika 2 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Kolegji vendosi të thërrasë si subjekt të interesuar Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, pjesëmarrja e të cilit në këtë proces konsiderohet e nevojshme për zhvillimin efektiv të tij.
Me qëllim përmbushjen e detyrave të urdhëruara nga trupi gjykues, seanca e radhës do të zhvillohet në datën 20 janar 2022, ora 10:00.
Seanca plenare publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Seancë Publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 15.12.2021, ora 13:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 13/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 221, datë 10.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Jella.Pas verfikimit të prezencës së palëve, kryesuesja bëri me dije mbërritjen në Kolegj të disa denoncimeve në adresë të subjektit të rivlerësimit dhe përcjelljen e tyre palëve në proces.Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik vlerësoi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim jo të plotë, të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë, referuar kërkesave të nenit D të Aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016, duke mos arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e këtj kriteri. Komisioneri Publik deklaroi se kanë rezultuar problematika dhe mangësi lidhur me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale dhe se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë të kundërtën, përsa i ka kaluar barra e provës. Duke i kërkuar Kolegjit të ushtrojë juridiksionin vlerësues dhe kontrollues për të trija kriteret e vlerësimit, bazuar në pikën 3 dhe 7, të nenit F, të aneksit të Kushtetutës, shkronjën “b”, të pikës 1, të nenit 66, të ligjit nr. 84/2016, Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 221, datë 10.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.Subjekti i rivlerësimit, znj. Anita Jella kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik për kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe kriterin e aftësive profesionale, duke deklaruar se ky ankim është i pabazuar në ligj, fakte dhe prova, se Komisioneri Publik nuk ka zbatuar parimin e objektivitetit dhe të proporcionalitetit, ndaj vlerësimi i kryer prej tij nuk i përgjigjet kërkesave të nenit D të Aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr.84/2016.Subjekti i rivlerësimit, znj. Jella, i kërkoi Kolegjit riçeljen e hetimit, administrimin dhe pranimin në cilësinë e provës të disa akteve shoqëruese të parashtrimit të sotëm për një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës, mospranimin e ankimit të Komisionierit Publik dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 221, datë 10.12.2019.Sa i përket denoncimeve, subjekti i rivlerësimit kërkoi kohë të arsyeshme për përgatitjen me shkrim të qëndrimit, ndërsa Komisioneri Publik rezervoi të drejtën të shprehet pasi të dëgjojë subjektin e rivlerësimit.Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të riçelë hetimin gjyqësor të çështjes, si dhe të pranojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për kohë të mjaftueshme për përgatitjen e përgjigjeve. Gjatë kësaj kohe, subjekti i rivlerësimit do të përgatisë përgjigjet edhe lidhur me disa pyetje sqaruese të relatores së çështjes gjatë seancës së sotme. Për këto arsye, seanca u shty për në datën 20.12.2021, ora 10:00.Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë. - 1616.December.Thursday
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 77/2021, datë 13.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Irena Hoxha kundër vendimit nr. 456, datë 08.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 16.12.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 78/2021, datë 14.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Manjola Bejleri kundër vendimit nr. 460, datë 20.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 16.12.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla
Njoftim
Ditën e enjte, më datë 13.01.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.12/2020, datë 04.03.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 224, datë 20.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Astrit Kalaja.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
- 1717.December.Friday
Dhomë këshillimi
Ditën e premte, më datë 17.12.2021, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 62/2019, datë 12.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Ditën e premte, më datë 17.12.2021, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 62/2019, datë 12.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim
Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 17.12.2021, ora 09:00, seancën në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 62/2019, datë 12.12.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019.
Për shkak të mosformimit të trupit gjykues për arsye objektive u vendos shtyrja e seancës për në datën 24.01.2022, në orën 10:00.
Seanca në dhome këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 1818.December.SaturdayNo events
- 1919.December.SundayNo events