< 2021 >
December 9
  • 09
    09.December.Thursday

    Camera Hearing

    10:01
    2021.12.09

    On Thursday, 09.12.2021, at 10:00, the Appeal Chamber shall review in camera case (JR) no.59/2019, dated 13.11.2019, corresponding to the appeal of the assessee Hysen Keta against decision no. 189, dated 25.07.2019, of the Independent Commission of Qualification.

     

    The trial panel of this case consists of judges:

    Presiding:       Sokol Çomo

    Rapporteur:   Rezarta Schuetz

    Members:       Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama

     

    The hearing in camera will take place at the premises of the Appeal Chamber, at: Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no.3, Tirana.

    Dhomë Këshillimi

    15:12
    2021.12.09

    Ditën e enjte, më datë 09.12.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim Vendim

    19:15
    2021.12.09

    Njoftim vendimi

    Komisioni Disiplinor i përbërë nga gjyqtarja Natasha Mulaj, kryesuese, gjyqtaret Albana Shtylla dhe Ina Rama, anëtare,  shpalli sot, më datë 09.12.2021, ora 09:30, vendimin për çështjen (JD) 5/2021, datë 31.05.2021, ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit z. Luan Daci.

    Bazuar në nenin 128, pika 2, germa “b”, e Kushtetutës, nenin 17, pika 6, germa “a”, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nenin 105, pika 1, germa “dh” të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Komisioni Disiplinor, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, z. Luan Daci.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 09.12.2021.

    Njoftim

    21:37
    2021.12.09

    Njoftim

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09.12.2021, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 59/2019, datë 13.11.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 189, datë 25.07.2019.

    Pasi mori në shqyrtim çështjen, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 11.01.2022, ora 10:00.

    Gjykimi në seancë publike u vendos me qëllim konstatimin e drejtë të gjendjes faktike të çështjes, nëpërmjet përsëritjes së marrjes së provave të nevojshme.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relator: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.