• 09
    09.July.Friday

    Seancë publike

    00:00
    2021.07.09

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09.06.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 53/2019, datë 25.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 183, datë 19.07.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Çano.

    Në vijim të seancës së mëparshme, kryesuesja bëri me dije mbërritjen në Kolegj të përgjigjeve të DSIK-së, të përgjigjeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, si dhe të një denoncimi të ardhur rishtas në Kolegj. Pasi palët konfirmuan njohjen me dokumentacionin, trupi gjykues vendosi të lejojë marrjen e akteve në cilësinë e provës.

    Komisioneri Publik deklaroi se bazuar në raportin e përditësuar të sjellë nga DSIK-ja lidhur me vlerësimin e figurës për subjektin e rivlerësimit në bazë të nenit 39, të ligjit 84/2016, pjesërisht të deklasifikuar, ka të dhëna që kërkojnë trajtim në burimin e tyre.

    Lidhur me materialet e dërguara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, Komisioneri Publik rezervoi të drejtën të shprehej pasi të njihej me qëndrimin e subjektit të rivlerësimit. Komisioneri Publik la në çmimin e gjykatës vlerësimin mbi denoncimin e ardhur në adresë të subjektit të rivlerësimit.

    Subjekti i rivlerësimit, përmes përfaqësuesit ligjor kundërshtoi konstatimet e raportit të DSIK-së, duke shtuar se nuk mund të shprehej specifikisht për pika të këtij raporti, të cilin e cilësoi si teorik.

    Lidhur me materialet e dërguara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, subjekti i rivlerësimit përsëriti qëndrimin e tij se ka zbatuar rregullat procedurale në të gjitha praktikat e ndjekura.

    Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi pretendimet e ngritura në denoncim dhe në mbështetje të këtij qëndrimi, depozitoi akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues.

    Me vendim të ndërmjetëm, trupi gjykues në zbatim të nenit Ç, pika 4, të Aneksit të Kushtetutës dhe neneve 21 dhe 22 të ligjit nr. 8457, të datës 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, si dhe neneve 39, pika 2; 47 dhe nenit 49, pika 1, gërma c, të ligjit 84/2016, vendosi:

    • Të verifikojë në institucionin informues “Drejtorinë e Informacionit të Klasifikuar” dokumentacionin që përmban të dhënat e përcjella për subjektin e rivlerësimit, mbi të cilat është hartuar raporti mbi kontrollin e figurës, i datës 30 qershor 2021.
    • Të kërkojë informacion nga strukturat përkatëse për statusin aktual të trajtimit të informacionit që lidhet me subjektin e rivlerësimit, të përcjellë tek këto struktura prej institucionit informues.

    Po ashtu, trupi gjykues pasi mori në shqyrtim aktet e sjella nga subjekti i rivlerësimit në lidhje denoncimin, vendosi të mos hetojë, pasi nuk rezulton që ato të përmbajnë fakte dhe rrethana që të kërkonin fillimin e hetimit, në kuptim të nenit 53, të ligjit 84/2016.

    Në pritje të përgjigjeve, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën  21.07.2021, në orën 11:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Public hearing

    00:00
    2021.07.09

    Announcement

    Today, on 09.06.2021, at 10:00, the Appeal Chamber held the public hearing of the case (JR) 53/2019, dated 25.10.2019, regarding the appeal of the Public Commissioner filed against decision no. 183, dated 19.07.2019 of the Independent Qualification Commission, corresponding to the assessee Petrit Çano.

    Following the preceding hearing, the presiding judge communicated the parties that the Appeal Chamber had received the answers of the CISD, the answers of the Kruja Judicial District Court, as well as a recently filed denunciation with the Appeal Chamber. After the parties confirmed that they had gotten acquainted with the documentation, the trial panel decided to accept the acts as evidence.

    The Public Commissioner stated that based on the updated report submitted by the CISD regarding the background assessment for the assessee pursuant to Article 39 of Law 84/2016, partially declassified, there are data that need to be analyzed at their source.

    Regarding the materials sent by Kruja Judicial District Court, the Public Commissioner reserved the right to express himself after being acquainted with the position of the assessee. The Public Commissioner stated that it is in the Chamber’s view to assess the denunciation filed in the name of the assessee.

    The assessee, through the legal representative, objected to the findings of the CISD report, adding that he could not express specifically on several issues of this report, which he described as being theoretical.

    Regarding the materials sent by Kruja Judicial District Court, the assessee reiterated his position that he has applied the procedural rules in all the practices that he has carried out.

    The assessee objected the claims raised in the denunciation and in support of this position, he filed new acts, and asked the trial panel to accept them as evidence.

    Upon an interim decision, the trial panel pursuant to article Ç, paragraph 4, of the Annex to the Constitution and articles 21 and 22 of law no. 8457, dated 11.02.1999 “On information classified as state secret”, as well as articles 39, paragraph 2; 47 and article 49, paragraph 1, letter c, of law 84/2016, decided:

    – To verify with the reporting institution “Classified Information Directorate” the documentation that contains the data forwarded for the assessee, on which has been drafted the background assessment report, dated 30 June 2021.

    – To request information from the relevant structures for the current status on the treatment of information related to the assessee, forwarded to these structures by the informing institution.

    Also, the trial panel after reviewing the acts submitted by the assessee regarding the denunciation, decided not to initiate investigations, as it does not appear that they contain facts and circumstances that require the initiation of investigation, within the meaning of Article 53 of the law. 84/2016.

    Pending the answers, the trial panel decided to adjourn the public hearing on 21.07.2021, at 11:30.

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.