< 2022 >
January 12
  • 12
    12.January.Wednesday

    Njoftim

    10:00 -12:16
    2022.01.12

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 1/2022, datë 05.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Klorinda Çela kundër vendimit nr. 464, datë 28.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 12.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla

    Dhomë Këshillimi

    14:57
    2022.01.12

    Sot, më datë 12.01.2022, ora 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019.

     

    Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 28.01.2022, në orën 10:00.

     

    Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.