< 2022 >
Dhjetor 12 - Dhjetor 18
  • 12
    12.December.Monday
    No events
  • 13
    13.December.Tuesday

    Seance Publike

    10:49
    2022.12.13

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 13.12.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 50/2020, datë 18.11.2020, që i përket ankimit të Komisioneres Publike, znj. Irena Nino, kundër vendimit nr. 257, datë 12.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Miranda Andoni.

     

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisionerja Publike i kërkoi Kolegjit riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe eventualisht, administrimin e provave të nevojshme, duke deklaruar se një vlerësim i përgjithshëm i të tre kritereve nga ana e Kolegjit, mund të çojë në një vlerësim të ndryshëm nga sa ka arritur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

     

    Në përgjigje të shkaqeve të ankimit, subjekti i rivlerësimit paraqiti bashkëlidhur prapësimeve disa akte të reja, të cilat kërkoi të administrohen si provë nga trupi gjykues.

     

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes, duke pranuar si provë të gjitha aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit gjatë seancës së sotme gjyqësore, përveç një akti që nuk ishte paraqitur në formën e kërkuar nga ligji.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

     

    Duke qenë se Komisionerja Publike kërkoi kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 19.12.2022, ora 10:00.

     

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

  • 14
    14.December.Wednesday

    Dhomë Këshillimi

    10:34
    2022.12.14

    Ditën e mërkurë, më datë 14.12.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 45/2020, datë 15.10.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Selim Kryeziu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 278, datë 22.07.2020.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 15
    15.December.Thursday

    Dhomë Këshillimi

    11:26
    2022.12.15

    Ditën e enjte, më datë 15.12.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 6/2022, datë 27.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Trashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 474, datë 12.11.2021.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 16
    16.December.Friday
    No events
  • 17
    17.December.Saturday
    No events
  • 18
    18.December.Sunday
    No events