- 0101.December.Thursday
Dhomë këshillimi
Ditën e mërkurë, më datë 01.12.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 55/2020, datë 07.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpresa Beçaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 270, datë 03.07.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 0505.December.Monday
Seance Publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 05.12.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 47/2020, datë 22.10.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 264, datë 17.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro.
Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit riçelje të hetimit gjyqësor me qëllim kryerjen e një analize financiare bazuar në një rivlerësim të mundësive financiare të personave të lidhur dhe të tjerë të lidhur me subjektin e rivlerësimit. Lidhur me denoncimet, Komisioneri Publik deklaroi se nuk përmbajnë shkaqe të mjaftueshme për t’iu shtuar ankimit.
Gjatë paraqitjes së prapësimeve lidhur me shkaqet e ankimit, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit çeljen e hetimit gjyqësor si dhe marrjen në cilësinë e provës të akteve të reja që i depozitoi gjatë seancës së sotme gjyqësore, bashkëlidhur parashtrimeve.
Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të pranojë në cilësinë e provës aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit gjatë seancës së sotme. Lidhur me denoncimet, trupi gjykues vlerësoi se nuk përmbushin kriteret e nenit 53 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe për rrjedhojë, nuk do t’i nënshtrohen hetimit të mëtejshëm në Kolegj.
Me shumicë votash, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik për kryerjen e analizës financiare paraprake në Kolegj dhe vënien e saj në dispozicion palëve brenda datës 15 dhjetor 2022.
Për të pasur në dispozicion kohë të mjaftueshme për të debatuar analizën financiare paraprake, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 21 dhjetor 2022, ora 10:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 1313.December.Tuesday
Seance Publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 13.12.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 50/2020, datë 18.11.2020, që i përket ankimit të Komisioneres Publike, znj. Irena Nino, kundër vendimit nr. 257, datë 12.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Miranda Andoni.
Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisionerja Publike i kërkoi Kolegjit riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe eventualisht, administrimin e provave të nevojshme, duke deklaruar se një vlerësim i përgjithshëm i të tre kritereve nga ana e Kolegjit, mund të çojë në një vlerësim të ndryshëm nga sa ka arritur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Në përgjigje të shkaqeve të ankimit, subjekti i rivlerësimit paraqiti bashkëlidhur prapësimeve disa akte të reja, të cilat kërkoi të administrohen si provë nga trupi gjykues.
Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes, duke pranuar si provë të gjitha aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit gjatë seancës së sotme gjyqësore, përveç një akti që nuk ishte paraqitur në formën e kërkuar nga ligji.
Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.
Duke qenë se Komisionerja Publike kërkoi kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 19.12.2022, ora 10:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
- 1414.December.Wednesday
Dhomë Këshillimi
Ditën e mërkurë, më datë 14.12.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 45/2020, datë 15.10.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Selim Kryeziu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 278, datë 22.07.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 1515.December.Thursday
Dhomë Këshillimi
Ditën e enjte, më datë 15.12.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 6/2022, datë 27.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Trashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 474, datë 12.11.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.