- 1010.February.Thursday
Dhome Këshillimi
Sot, më datë 28.01.2022, ora 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019.
Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 10.02.2022, në orën 10:00.
Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim
Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 10.02.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019.
Pas zëvendësimit të njërit prej gjyqtarëve të trupit gjykues, për të respektuar afatin kohor për marrjen dijeni, si dhe për t’i dhënë mundësi subjektit të rivlerësimit të paraqesë kërkesa të mundshme procedurale, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 23.02.2022, ora 10:00.
Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim
Ditën e martë, më datë 08.03.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.42/2021, datë 27.07.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 363, datë 01.04.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj.Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:Kryesuese: Ina RamaRelatore: Rezarta SchuetzAnëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol ÇomoSeanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.