< 2022 >
February 8
  • 08
    08.February.Tuesday

    Njoftime

    09:00 -10:00
    2022.02.08

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 4/2022, datë 24.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eda Kaja kundër vendimit nr. 476, datë 16.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
    Sot, në datën 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
    Kryesuese: Ina Rama
    Relatore: Mimoza Tasi
    Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

    *************************************************************************

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 5/2022, datë 27.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Jak Ndoka kundër vendimit nr. 477, datë 24.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
    Sot, në datën 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
    Kryesuese: Albana Shtylla
    Relatore: Mimoza Tasi
    Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama

    ****************************************************************************

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 6/2022, datë 27.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Trashi kundër vendimit nr. 474, datë 12.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
    Sot, në datën 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
    Kryesues: Sokol Çomo
    Relatore: Mimoza Tasi
    Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla

    *********************************************************************************

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 7/2022, datë 03.02.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rexhep Karaj kundër vendimit nr. 478, datë 25.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
    Sot, në datën 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
    Kryesuese: Rezarta Schuetz
    Relatore: Mimoza Tasi
    Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla

     

     

     

     

     

    ****************************************

    ****************************************

     

    Sot, më datë 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit nr. 189, datë 25.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtare Natasha Mulaj

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 59/2019, datë 13.11.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesues:       Sokol Çomo

    Relatore:         Rezarta Schuetz

    Anëtarë:         Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Ina Rama

     

    ***********************************************************************************************************************************************

     

    Sot, më datë 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 62/2019, datë 12.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit nr. 197, datë 27.09.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtare Mimoza Tasi

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 62/2019, datë 12.12.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesues:       Sokol Çomo

    Relatore:         Albana Shtylla

    Anëtarë:         Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

     

    **********************************************************************************************************************************************

     

    Sot, më datë 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit nr. 206, datë 07.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtari Sokol Çomo

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 5/2020, datë 20.01.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese:      Natasha Mulaj

    Relatore:         Albana Shtylla

    Anëtarë:         Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz

    **************************************************************************************************************************************************

     

    Më datë 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 14/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Anila Guri kundër vendimit 184, datë 19.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 14/2020, datë 01.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese:      Mimoza Tasi

    Relator:          Sokol Çomo

    Anëtarë:         Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

     

    *************************************************************************************************************************************************

     

    Sot, më datë 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 20/2020, datë 17.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit nr. 220, datë 10.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtare Rezarta Schuetz

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 20/2020, datë 17.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesues:       Sokol Çomo

    Relatore:         Natasha Mulaj

    Anëtarë:         Rezarta Schuetz, Ina Rama, Albana Shtylla

     

    ***********************************************************************************************************************************************

     

    Sot, më datë 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 26/2020, datë 01.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edmond Hyka kundër vendimit nr. 223, datë 20.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtare Mimoza Tasi

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 26/2020, datë 01.07.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese:      Rezarta Schuetz

    Relator:          Sokol Çomo

    Anëtarë:        Mimoza Tasi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj

     

    **********************************************************************************************************************************************

     

    Më datë 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 14/2021, datë 30.03.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit 325, datë 14.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Rilinda Selimi.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 14/2021, datë 30.03.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesues:       Sokol Çomo

    Relatore:         Rezarta Schuetz

    Anëtarë:         Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi

     

    ***************************************************************************************************************************************************

     

    Sot, më datë 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 19/2021, datë 19.04.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 342, datë 02.02.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elbana Lluri.

    Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtare Mimoza Tasi

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 19/2021, datë 19.04.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese:      Natasha Mulaj

    Relatore:         Ina Rama

    Anëtarë:         Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

     

    ****************************************************************************************************************************************************

     

    Më datë 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 3/2022, datë 13.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Skënder Damini kundër vendimit 485, datë 14.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 3/2022, datë 13.01.2022, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese:      Mimoza Tasi

    Relator:          Sokol Çomo

    Anëtarë:         Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla

     

     

     

    ***********************************************

    ***********************************************

     

    Ditën e mërkurë, më datë 02.03.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 20/2020, datë 17.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 220, datë 10.12.2019.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Seancë publike

    10:00 -13:00
    2022.02.08

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 08.02.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 62/2019, datë 12.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesi i seancës bëri me dije se trupi gjykues nuk është i plotë për shkak të pezullimit nga detyra të gjyqtarit Ardian Hajdari, me vendimin nr.13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

    Për këtë arsye, seanca gjyqësore u shty për në datën 18 shkurt 2022, ora 9.30.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim

    16:00 -17:00
    2022.02.08

    Pas vënies në dijeni për marrjen në cilësinë e të pandehurit të gjyqtarit Ardian Hajdari nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua më datë 07.02.2022, Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila me vendimin nr.13, datë 07.02.2022, në mbështetje të nenit C, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, të nenit 128, pika 3, germa “b”, të nenit 179, pika 7, si dhe të nenit 179/b, pikat 5 dhe 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vendosi:

     

    1. Pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, z. Ardian Hajdari.

     

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. (vendimi i Mbledhjes së Gjyqtarëve)