< 2022 >
September 13
  • 13
    13.September.Tuesday

    Seancë Publike

    10:00 -16:00
    2022.09.13

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 13.09.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2020, datë 30.09.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.269, datë 01.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valdete Hoxha.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisionerja Publike znj. Irena Nino deklaroi se subjekti i rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe i kërkoi Kolegjit kryerjen e një vlerësimi të mëtejshëm për pasurinë, nëpërmjet çeljes së hetimit gjyqësor të çështjes dhe marrjes së provave të nevojshme.

    Subjekti i rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha, kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisioneres Publike, duke deklaruar se janë kontradiktore dhe të pabazuara në prova e ligj. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se ka arritur të provojë bindshëm burimin e ligjshëm për krijimin e pasurisë së saj dhe se ka arritur nivel të besueshëm edhe për këtë kriter. Në mbështetje të parashtrimeve të saj, znj. Valdete Hoxha paraqiti disa akte, të cilat kërkoi të merreshin si provë për këtë proces gjyqësor, nëse trupi gjykues do të pranonte kërkesën e Komisioneres Publike për çelje të hetimit gjyqësor.

    Pasi subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve sqaruese të relatores së çështjes, trupi gjykues u tërhoq për konsultim, duke vendosur: të çelë hetimin gjyqësor dhe të lejojë marrjen në cilësinë e provës të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit bashkëlidhur parashtrimeve të sotme. Trupi gjykues, vendosi të pranojë gjithashtu, disa akte të njëjta me ato të depozituara prej subjektit të rivlerësimit më datë 16 korrik 2020 pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por të pajisura me vulë apostile.

    Me kërkesë të Komisioneres Publike për kohë të mjaftueshme për të mbajtur qëndrim lidhur me disa denoncime të publikut, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 23 shtator 2022, ora 9:00. Gjatë kësaj séance, palët duhet të jenë të përgatitura edhe për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

    Njoftime

    14:00 -15:00
    2022.09.13

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 38/2022, datë 06.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Altin Abdiu kundër vendimit nr. 543, datë 28.06.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 13.09.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese:  Ina Rama

    Relator:      Sokol Çomo

    Anëtarë:     Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

    ****************************************************************

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 39/2022, datë 07.09.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 538, datë 07.06.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Alvora.

    Sot, në datën 13.09.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese:  Ina Rama

    Relatore:     Rezarta Schuetz

    Anëtarë:     Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

    *********************************************************************

    Sot, më datë 13.09.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 32/2020, datë 31.08.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bernina Kondi kundër vendimit nr. 259, datë 15.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 32/2020, datë 31.08.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese:   Natasha Mulaj

    Relatore:      Ina Rama

    Anëtarë:      Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla