«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Prill
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
  • Njoftime
    18:47
    2018.05.15

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.2/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana.

    Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues ​i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Natasha Mulaj

    Relator:    Rezarta Schuetz

    Anëtarë:    Albana Shtylla

    Ardian Hajdari

    Sokol Çomo

     

     

    —————————————————————-

     

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.3/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.4, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Sulejman Tola.

    Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues ​i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Rezarta Schuetz

    Relator:     Ardian Hajdari

    Anëtarë:    Ina Rama

    Luan Daci

    Sokol Çomo

     

16
  • Seancë
    All day
    2018.05.16

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, në datën 16 maj 2018, seancën e parë gjyqësore publike mbi çështjen Nr. 1/2018 (JR), datë 27.03.2018, për ankimin e Komisionerit Publik kundër Vendimit Nr. 2, datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit z.Adriatik Llalla.

    Trupi gjykues vendosi:

    T’i kërkojë përfaqësuesit, avokatit Sokol Hazizaj, plotësimin e prokurës me nr. 1162 Rep., Nr. 286 Kol., datë 10.04.2018, ku të shprehet në mënyrë të posaçme vullneti i të përfaqësuarit zotit Llalla, për dhënien e tagrave të përfaqësimit, përfaqësuesit të tij, zotit Hazizaj, në gjykimin që po zhvillohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

    Të përsëritet njoftimi i ankimit për subjektin e rivlerësimit në zbatim të nenit 64 të ligjit Nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të njoftohet për seancën, sipas nenit 52 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

    Trupi gjykues, pasi mori mendimin e avokat Sokol Hazizaj lidhur me kohën e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 31.05.2018, ora 10.00.

    Shpallja e njoftimit për gjykimin e çështjes në seancë publike

17
18
19
20
21
22
23
24
  • Njoftim
    10:07
    2018.05.24

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.4/JR, datë 23.05.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit z.Fatos Lulo për:
    – prishje të vendimit Nr.12, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhënë ndaj subjektit zotit Lulo
    – konfirmimin në detyrë të subjektit z.Lulo

    Sot, në datën 24.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Luan Daci

    Relator: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla

    Ardian Hajdari

    Sokol Çomo

25
26
27
28
29
30
31
Qershor
Qershor
Qershor