Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr. 184, datë 19.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Anila Guri dhe konfirmimin e saj në detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.