Ditën e mërkurë, më datë 29.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 24/2023, datë 05.06.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Besnik Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 641, datë 06.04.2023.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.