
Ditën e mërkurë, më datë 12.11.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 37/2024, datë 01.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 773, datë 07.06.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Juljan Haxhiu.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
