Në datë 13.11.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Ina Rama, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 44/2023, datë 05.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bardhyl Shehu kundër vendimit nr. 694 vendimi, datë 10.08.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Bardhyl Shehu për përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin    nr. 28, datë 12.11.2025, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryesuese), Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 44/2023, datë 05.10.2023, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore:       Mimoza Tasi

Anëtarë:      Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz