
Ditën e martë, më datë 20.01.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 51/2023, datë 06.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 701, datë 25.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Jurida Bajraktari.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
