
Ditën e premte, më datë 16.01.2026, ora 09:30, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 21/2024, datë 06.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Hamiti.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
