
Ditën e hënë, më datë 19.01.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 34/2024, datë 06.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 768, datë 31.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sonjela Voskopi.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
