
Ditën e mërkurë, më datë 11.03.2026, ora 12:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Alfred Agolli për rishikimin e vendimit (JR) nr. 19, datë 13.07.2021, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
