Ditën e mërkurë, më datë 11.03.2026, ora 12:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Shkëlzen Cena, për rishikimin e vendimit (JR) nr. 36, datë 16.12.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.