
Ditën e martë, më datë 24.03.2026, ora 11:10, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja me numër regjistri 20 – 26/ 2018, datë 13.02.2023, si dhe kërkesa me nr. 1241 prot., datë 11.12.2024 që i përkasin kërkuesit Elsion Sadiku për rishikimin e vendimit (JR) nr. 7, datë 05.04.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
