Në datë 04.03.2026, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen nr. 31-25/2018 (JR), datë 29.03.2023, që i përket kërkesës së kërkuesit Bledar Abdullai, me objekt: Rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 13, datë 20.06.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së kërkuesit Bledar Abdullai për përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 21, datë 03.03.2026, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Rezarta Schuetz (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes nr. 31-25/2018 (JR), datë 29.03.2023, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi