
Ditën e martë, më datë 24.03.2026, ora 12:50, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja me numër regjistri (JR) 9 – 3/ 2019, datë 06.02.2023, si dhe kërkesat me nr. 203/54, datë 24.05.2023 dhe me nr. 1290 prot., datë 20.12.2024 që i përkasin kërkueses Entela Prifti për rishikimin e vendimit (JR) nr. 34, datë 02.12.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
