
Ditën e martë, më datë 24.03.2026, ora 13:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga znj. Entela Prifti për rishikimin e vendimit (JR) nr. 34, datë 02.12.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
