Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.3/2020, datë 14.01.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.200, datë 16.10.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besim Hajdarmataj.
Sot, në datën 23.01.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo