Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.58/2020, datë 16.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rabiana Halili kundër vendimit nr. 313, datë 10.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 21.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla