Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.60/2020, datë 18.12.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 316, datë 17.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ibrahim Hoxha.

Sot, në datën 21.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Ina Rama

Anëtarë:  Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo