Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 21.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.51/2020, datë 23.11.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Alaudin Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 294, datë 15.09.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 11.01.2021, ora 12:00.
Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj të dëgjohet dhe të mbrohet lidhur me çështjen e tij.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.