Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.62/2020, datë 22.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artur Gaxha kundër vendimit nr. 293, datë 10.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 07.01.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj