Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.63/2020, datë 22.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Neritan Cena kundër vendimit nr. 304, datë 06.10.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 07.01.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj