Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.1/2021, datë 08.01.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fjoralba Prifti kundër vendimit nr. 299 datë 17.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 15.01.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz