Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 19.01.2021, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.41/2019, datë 06.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Eugen Beçi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 171, datë 26.06.2019, bazuar në nenin 51/1, të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 02.02.2021, ora 10:00.

Gjykimi në seancë publike u vendos pasi trupi gjykues çmon se debati gjyqësor është i nevojshëm për zgjidhjen e çështjes.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore:Albana Shtylla

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.