Sot, më datë 25.01.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 55/2019, datë 29.10.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 173, datë 01.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Madani.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtarja Rezarta Schuetz.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 55/2019, datë 29.10.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz