Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.5/2021, datë 21.01.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albano Çepele kundër vendimit nr. 317 datë 20.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 28.01.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo