Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.6/2021, datë 26.01.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit tw subjektit të rivlerësimit Irena Brahimi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 276, datë 21.07.2020.
Sot, në datën 02.02.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz