Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09.02.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 51/2020, datë 23.11.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj kundër vendimit nr. 294, datë 15.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Gjatë verifikimit të prezencës së palëve kryesuesja e seancës konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit z. Alaudin Malaj dhe bëri me dije se z.Malaj i ka drejtuar Kolegjit një kërkesë me shkrim, të shoqëruar me një raport mjekësor, ku kërkon shtyrjen e seancës për pamundësi objektive për arsye shëndetësore.
Bazuar në nenin 175, paragrafi i dytë, i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 17.02.2021, ora 13:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.