Ditën e mërkurë, më datë 10.03.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.46/2019 datë 25.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 161, datë 18.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kastriot Selita.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.