Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 02.03.2021, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.3/2021, datë 14.01.2021, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Bilbil Mete kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 322, datë 10.12.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi me shumicë votash ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit të dëgjohet dhe të japë shpjegime lidhur me çështjen e tij.
Gjykimi në seancë publike u vendos të zhvillohet ditën e martë, në datën 16.03.2021, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo