Ditën e mërkurë, më datë 24.03.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.48/2019 datë 09.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Pasho kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 147, datë 16.05.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.