Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.8/2021, datë 24.02.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjan Qafa kundër vendimit nr. 298, datë 17.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 05.03.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz