Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.11/2021, datë 03.03.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brahim Dragjoshi kundër vendimit nr. 315, datë 16.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 10.03.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo